Protesta e 11-të kombëtare, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, u karakterizua jo vetëm nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, por edhe nga pankartat e shumta me mesazhe të forta politike, sociale dhe patriotike.
Qytetarët e mbledhur në bulevard kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, ndërsa përmes pankartave shprehën pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre për ndryshim.
Pankartat:
T”ani është radha jonë!”
“Nga e thëna në të bërë duhet të kalosh mbi shqiptarë të tërë”
“Si treg i gjësë së gjall në kohë lufte të kanë vjedh popull i mjerë mos e lini barin t’ju m’ijë n’derë”
“Jemi rritur me shprehjen mos e kruj me shtetit, por shteti duhet ta kuptojë që mos ta kruajë me miletin”
“Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim”
“Gjërat kanë ndryshuar, dikur Çezari ishte perandor, sot është sallatë”
“Një ditë të varfrit nuk do të kenë asgjë për të ngrënë veç të pasurve”.
