Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga një nga fjalimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku ky i fundit shprehet se shqiptarët nuk do të ngriheshin.

Ndërkohë prej 11 ditësh bulevardi ka qenë i mbushur plot, me protestuesit që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

“Qytetarët shqiptarë tha nuk ngrihen dot. Doli u tall me prepotencë e arrogancë, me një qeverisje të kalbur me korrupsion që u shërben një grushti njerëz. Shihni sheshin dhe se si qytetarët e bënë të ndjejë thellë protestën e qytetarëve e të mos dinë ku të futen”, ka deklaruar Salianji.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb