Diplomati Arben Çejku ka promovuar në Tiranë një roman, ku qëllimisht zëvendëson Mona Lizën me “Moma Lizën”, për të lartësuar figurën e nënës. Nën titullin “Kryqi i Fjalës”, botimi sjell jetën e një familjeje të thjeshtë shqiptare, e cila përballet me sprova. Autori tha se është historia e Shqipërisë, ku shtrohet pyetja: nëse fjala është e lirë apo kërcënohet me metoda të sofistikuara.
Një pjesë e madhe e zhvillimeve të romanit ndodh në Paris, duke e shndërruar kryeqytetin e dritës jo vetëm në sfond dekorativ, por në një element të gjallë e të pandarë të rrëfimit.
Libri ndërthur lartësimin e figurës së nënës dhe pasojat e peshën e vuajtjeve për hir të lirisë së besimit dhe shprehjes.
