Pasi për orë të tëra qëndruan poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan dorëheqjen e këtij të fundit, ashtu siç kanë bërë prej 12 ditësh tashmë, protestuesit nisën marshimin në qytet ku pamjet me rrugët plot kanë bërë xhiron e rrjetit.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si edhe pas rrebeshit që nisi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, protestuesit vijojnë marshimin, duke thirrur: “Nuk na ndal as shiu” dhe duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t’i bashkohen protestës: “Çohuni nga kafja”, që është kthyer në një nga simbolet e kësaj proteste.
