Ndërron jetë në banesë një 14-vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 14 vjeçari vuante nga epilepsia ndërsa ka patur edhe probleme nga zemra që në lindje. Ka qenë nëna e tij që ka kërkuar ndihmën mjekësore por kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet proceduriale mbi rastin. I mituri jetonte me nënën e tij dhe me njerkun, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb