Këtë të premte, në orën 17:30, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë njoftuar organizimin e një tubimi për 35-vjetorin e kësaj force politike.
Ky organizim vjen në një kohë që në Tiranë prej 13 ditësh po mbahen protesta masive antiqeveritare dhe për këtë arsye është konsideruar si një antimiting dhe provokim kundrejt protestuesve.
I ftuar në programin e drekës, në News 24, përballë Ola Brukos aktivisti Aleksandër Runaj tha se ky është një provokum dhe u bëri thirrje protestuesve të mos bien pre e tyre.
“Ky nuk është antimiting, është provokim i turpshëm që po bën kryeministri. U bëj thirrje protestuesve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi mund të ketë përplasje mes të dyjave. Kam frikë se mund të ketë konfrontime”.
Kam mesazhet e administratës, kam frikë se mos i lënë njerëzit në mes dhe të largohen”.
Ndërsa aktori Hervin Çuli deklaroi se në këtë organizim do t’i jepet më tepër peshë fjalimit pasi përplasja nuk i intereson PS-së, por situata mund të jetë delikate.
“Më tepër do të luhet me fjalimin, pasi përplasja nuk u intereson socialistëve. Situata është delikate”.
Aktivistja Dolores Kraja nga ana tjetër i bëri thirrje administratës së Shkodrës të bojkotojnë orgnizimin dhe të mos zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama për të ardhur në Tiranë.
“U bëj thirrje atyre në Shkodër ta bojktojnë edhe të mos vijnë, pasi nuk iu heq dot të gjithëve nga puna. Administrata të mos zbtojë urdhrin e shefit”.
