Në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i protestuesve për protestën e 13 antiqeveritare.
Qytetarët si çdo ditë pritet të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij, Belinda Ballukut dhe Sali Berishës.
Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa një qytetar, hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë dhe tha se në antimitingun e sotëm do të marrë romët si socialistë edhe pse nuk kanë lidhje me këtë forcë politike.
Qytetari deklaroi se është përfaqësues i komunitetit rom dhe ka një pension tejet të ulët.

“Kam 10 ditë që dal, jam pëfaqësues i romëve. Të tërhiqen zvarrë shqiptarët, nuk kishte bërë vaki. Do të nxjerrë romët që pastrojnë rrugët, si socialistë. Përdridhet si rr*spie.
Pensionin e kam 90 mijë lekë të vjetra, nuk më del. Kam qenë i internuar në Seman të Fierit dhe nuk ma ka njohur as Saliu.
Edhe Saliu është komunist”.
U bëj thirrje romëve dhe egjiptianëve”, deklaroi qytetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb