Në Tiranë mbahet protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Një pjesëmarrje e lartë është edhe nga Diaspora që i është bashkuar revoltës në Tiranë.

Një protestues i cili prej 8 vitesh ka jetuar në Londër, i është bashkuar kësaj proteste, duke kërkuar që edhe shqiptarë të tjerë kudo që ndodhen t’i bashkohen revoltës.

“Për fatin tonë të keq, pas 35 vitesh i kanë sjellë vendit tonë vetëm disfata të mëdha. Rininë shqiptare e larguan. Një prej tyre jam edhe unë. U largova nga Shqipëria, sepse kjo klasë politike, po sigurohej që të më vriste edhe të ardhmen… 1 mln shqiptarë të larguar. Sot jemi në protestën e 13 dhe shqiptarët e vërtetë janë akoma. I bëj thirrje Diasporës dhe të rrëzojmë këtë sistem…Avokati i Popullit ku je? E nisë tradhtinë nga Londra. Rama tradhtar kombi, Sali Berisha statusit e non gratës ta jep Amerika dhe ta heq Edi Rama. U ka ardhur fundi, t’i bashkoheni Metës e Veliajt. Hidheni poshtë këtë sistem”, u shpreh ai…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: