“Revolucion, “revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e protestuesve në tubimin në Tiranë.

Shqiptarët janë në protestën e 13, një pjesëmarrje rekord , siç nuk është parë në asnjë protestë tjetër. Sheshi jehon nga thirrja “Rama jep dorëheqjen”.

“Na kanë vjedhur Atdheun, na kanë vjedhur kohën. Kemi ardhur këtu t’i marrim mbrapsht”, u shpreh një protestues.

Gjithashtu protestestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre kundër keqqeverisjes.

“Poshtë patronazhistët, Edhe një thirrje për SPAK. Tokat tona janë tonat dhe nuk i përkasin asnjë horri… Kjo Shqipëri e Re është pa Ramën dhe pa Berishën”, është shprehur një tjetër protestuese.

Fjalën e ka marrë një avokat i cili ka mbështetur protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos dorëzohen dhe të mos bien pre e shantazheve.

“Jam në Kuvendin më të çiltër dhe më pozitiv. Ju keni fituar shumë, por mos u dorëzoni sepse fitoren përfundimtare e keni afër. Rama është problemi i zgjidhjes, ai edhe establishmetit që kanë marrë peng këtë vend. Do ndalim vrullin e parë kur të kemi një shtet të së drejtës dhe fati i njeriut të varet nga meritokracia e tij. Ju lutem qëndroni bashkë…Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: