Gjermania zbret në fushë këtë të dielë në orën 19.00, në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj një kundërshtari si Curacao. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha në Botërori Amerikan se Panzerat kanë patur shumë luhatje dhe mbetet për t’u parë si do shkojnë gjërat në këtë kompeticion.
“Gjermania- Në situatën e Brazilit, ka patur shumë luhatje, ndryshim brezash. Ka një përmirësim të situatës, mbetet për t’u parë si do reagojë, sot nuk është test force.
Varet si do interpretojë këtë Kupë Botë, sa i takon përvojës ka vetëm Neuer dhe Kimmich. Gjermania ka emër, ka skuadër që ka shumë tifozë edhe në Shqipëri, mbetet të shihet si do reagojë në këtë eveniment”.
