Protesta e 15-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama u mbyll pas një maratone që zgjati mbi tetë orë, duke shënuar një tjetër rekord që nga nisja e lëvizjes protestuese.
Manifestimi nisi në qendër të Tiranës dhe u shndërrua në një marshim të gjatë, me protestuesit që përshkuan itinerarin nga sheshi “Skënderbej” deri në Rinas. Vetëm marshimi zgjati rreth pesë orë, ndërsa e gjithë protesta pati një kohëzgjatje prej 8 orësh e 32 minutash.
Pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe brohoritën slogane kundër qeverisë, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik në vend.
