Ndryshe nga 14 protestat e para, protesta e djeshme nuk përfundoi në sheshin “Skënderbej”, por protestuedit marsguan për orë të tëra dreht Rinasit.

Revolta kundër kryeministrit Edi Rama u përshkallëzua me protestuesit që marshuan përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pasi përshkuan kilometra të tëra nga Bulevardi para Kryeministrisë, sheshi ‘Skënderbej’, ‘Rruga e Durrësit’ dhe dolën tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ e ‘Kthesa e Kamzës’.

Më pas qindra mijëra protestues vijuan në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, duke surprizuar jo pak me këtë lëvizje befasuese nga ana e tyre.

Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit.

Në orën 02:00 policia pengoi marshimin e protestuesve pranë aeroportit. Qytetarët të cilët thërrisnin “Policia është me ne”, shmangën përplasjen me forcat e rendit dhe mbyllën protestën maratonë rreth orës 02:40.

Protesta e 15-të radhazi për largimin e Edi Ramës u mbyll pas rreth 9 orësh, një tjetër rekord ky i vendosur nga qytetarët që prej nisjes së revoltës. Kjo është protesta më e gjatë e mbajtur ndonjëherë në histori. Plot 5 orë ishin vetëm marshim në këmbë dhe 3 orë fjalime para Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb