Seanca e planifikuar për shpalljen e pretencës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhës ka marrë një zhvillim të ri në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Klodiana Lala, Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka refuzuar përfitimin nga gjykimi i shkurtuar, duke deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kryer veprën penale të pastrimit të parave për të cilën akuzohet.
Po ashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesën për shpalljen e moskompetencës dhe transferimin e dosjes për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, duke lënë çështjen në juridiksionin e GJKKO-së.
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar dhe ka ftuar prokurorin të lexojë pretencën, por prokurori Arben Kraja ka deklaruar se nuk e ka gati atë.
“Kërkoj kohë pasi deklaroi se çështja është komplekse dhe prokurori tjetër, zoti Kllapi ka pasur një problem familjar”, a deklaruar ai.
Ndërkohë seanca tjetër është caktuar të mbahet më 30 qershor në orën 09:00.
