Teksa Tirana prej ditësh është mbërthyer nga protestat antiestamblishment, të shumta kanë qenë edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër saj, ku i ka etiketuar protestuesit si fashistë.
I ftuar në programin e drekës, në News 24, përballë Ola Brukos, analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Edi Rama deri tani ka bërë delegjitimimin e kritikëve dhe deklaratat e tij vijnë si pasojë e kulturës politike që ai ka. Lubonja deklaroi se kryeministri po përdor forcën e regjimit dhe u bëri thorrje të gjithëv atyre që iu është bërë padrejtësi të derdhen në shesh për të protestuar.
Analisti tha se Rama duhet të dorëhiqet, mdje duhet ta kishte bërë këtë që me skandalet, Balluku, Ahmetaj dhe me AKSHI-n.
“Kryeministri i bën deklaratat nga kultura politike që ka. Kemi bërë mjaft kritika Rama ka bërë delegjitimimin e kritikëve, tani na quan hajvanë. Ka forcën policore, krimin e orgnizur, forcën për të shtur votën, forcën e një diktature dhe regjimi. Me forën e regjimit ka thënë se armiqtë janë të jashtëm dhe të brendshëm, unë e kam mirë ju e keni gabim.
Edhe të korruptuarit sot e dinë dhe ndjejnë se kjo është padrejtësi e madhe që i ka kaluar kufijtë, ai duhet të dorëhiqet.
Më parë kanë qenë skandalet, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, vetëm me një nga kët duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Tani ka dalë edhe Aruba.
Të gjithën ose do ta mbrojë me dhunë ose me propagandë, ndaj duhet që kushdo që ka ndjerë padrejtësi të derdhet në shesh. Nuk duam të shkojmë në dhunë”, deklaroi Lubonja.
