Pasi rrethuan për godinën e Kryeministrisë për herë të dytë, turma masive e qytetarëve sapo është shkëputur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe ka nisur sërish një marshim dinamik nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Nën thirrjet e pandërprera “Rama ik!”, protestuesit kanë çarë përmes akseve kryesore.
Sakaq, protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimisht se lëvizja nuk do të ndalet derisa të arrihet dorëheqja e kreut të qeverisë.
