Mesditën e kësaj të marte specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare Vlorë me ndihmën edhe të një vinçi kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të mjetit të aksidentit të ndodhur ditën e hënë në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari Albion Kreçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas përplasjes me skafin e policisë mjeti u ça dhe për rrjedhojë u fundos. Mjeti u gjet në një thellësi prej 34 m dhe pas daljes nga uji mjeti është transportuar në vendbazimin e mjeteve të bllokuara në Ksamil dhe do të shërbejë si  provë materiale për hetimin e ngjarjes.

Njëherazi sot nga Policia Kufitare e Sarandës gjatë kontrollit të ushtruar tek mjetet e ujit është bërë bllokimi i 8 mjeteve, 7 në Ksamil dhe 1 në Sarandë. Ndërkohë që mjetet e bllokuara janë sjellë në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb