Një vajzë e re, e diplomuar në Itali, është bërë sot një prej zërave që proteston para Kryeministrisë.
Ajo tha se prej 1 viti e gjysmë pret t’i njësohet diploma e saj dhe se është e papunë.
“Jam diplomuar në Itali, por akoma diploma ime nuk po njësohet. Po për personat me aftësi të kufizuar çfarë do të bëhet? A iu sigurohet atyre punë? Zoti kryeministër, nëse gjërat janë kaq mirë në Shqipëri? Pse po largohen njerëzit? Pse është aeroporti plot? Rama në burg, Berisha në burg. Shfuqizo ligjin e investimeve strategjike jep dorëheqjen.”, tha ajo.
