Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën, ku më pas i kanë ushtruar dhunë fizike çiftit. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime paraprake bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për hakmarrje, pasi çifti dyshohet se kishte denoncuar më herët parcela të kultivuara me lëndë narkotike në zonë.
Forcat e policisë kanë kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e motiveve që çuan në sulmin ndaj bashkëshortëve.
