Franca e nisi me fitore 3-1 Botërorin, në ndeshjen ndaj Senegalit. Më pas, Argjentina triumfoi 3-0 ndaj Algjerisë, me 3 gola të Messit. Gazetari i News 24, Igli Çutra në Botërori Amerikan u ndal të fliste për këto ndeshje.

“Ishte rastësi e bukur që Messi, Haaland dhe Mbappe shënuan në një natë. Ajo që dua të shtroj si debat, është se Messi është lider, çfarë ndodh nëse Messi nuk është në mbrëmjen e djeshme?

Nëse Messi është në këtë formë, Argjentina merr titullin kampion. A ka mundësi që kjo Argjentinë të shkojë pa Messin përpara? Kjo është pyetja!”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb