Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është pushtuar nga një masë e jashtëzakonshme qytetarësh në ditën e 18-të të një qëndrese epike e cila nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje apo tërheqjeje.

Marshimi, i cili nisi fillimisht nga Sheshi “Skënderbej”, është vendosur në arterien kryesore të Tiranës, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një shtëpi të madhe të revoltës popullore.

Pjesëmarrja është masive, ku qytetarë të çdo moshë, aktivistë dhe emigrantë të ardhur nga diaspora po protestojnë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb