Thirrje kumbuese erdhi nga një i sëmurë me kancer nga protesta që po mbahet para Kryeministrisë.
Ai tha se prej sot, natë e ditë do të qëndrojë para Kryeministrisë, deri në rrëzimin e Ramës.
“Sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë, por drejtësi. Prej 18 ditësh po protestojmë. Po ju flas si një person që prej 3 vitesh lufton me kancerin. Ku shpirti im është në luftë me një kancer më të thellë, me korrupsionin dhe shkatërrimin. Me plagë, mund të qëndrojë unë këtu ditë e natë, po ju ccfarë ju pengon të qëndroni? Që sot unë nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu ditë e natë deri sa të na dëgjohet zëri ynë. Ose do të ngrihemi, ose nesër do të jetë vonë. Ejani me mua, mos u trembi. Ky plehra nuk jep dorëheqje kurrë nëse ne nuk rrimë këtu.
Kush do të rrijë me mua, mireardhte!
