Një protestues dha disa pika konkrete se çfarë kërkohet nga kjo protestë. Në fjalën e tij i moshuari deklaroi se duhet një organizim që e kthen enetgjinë e popullit në alternativë dhe për këtë propozoi ngritjen e një sindikate kombëtare që reagon sa herë që ka padrejtësi dhe qëllimi i saj të jetë monitorimi i pushtetit.
“Tokat dhe bregdeti po trajtohen si plaçkë, por ato janë tonat. Territori është pasuria e përbashkët dhe s’duhet të humbasim kontrollin mbi të.
Sot duhet një hap që e kthen energjinë e popullit në alternativë. Kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie.
Shqipëria s’ka nevojë për individë që ankohen por për ata që dinë të veprojnë së bashku. Askush nuk do ta ndryshojë Shqipërinë për ne, duhet ta bëjmë ne.
Duhet të ndërtohet një Sindikatë Kombëtare që ngrihet sa herë behët një padrejtësi. Të bëhemi shembull në botë sesi një popull mbron aksionet kombëtare”.
