Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të Syrit të Kaltër. Dy persona, shtetas të huaj duke udhëtuar me një motor me katër rrota kanë dalë nga rruga dhe për rrjedhojë kanë rënë nga një lartësi rreth 15 m.

Kanë qenë persona që kalonin në rrugë me mjetet e tyre ata të parët që nisën të jepnin ndihmën e parë. Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, forcat e MZSH-së, të bashkisë Finiq dhe ambulanca e Sarandës.

Pas shumë përpjekjesh të dy të lënduarit u nxorrën nga vendi ku kishin rënë dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme.Fatmirësisht, të dy personat shtetas të huaj kishin kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Pas ndihmës në spital u larguan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb