Tirana u bë sërish mbrëmjen e djeshme skenë e një proteste masive, e 18-ta me radhë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë tubimit, protestuesit shpalosën pankarta me mesazhe të forta politike dhe sociale, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe duke bërë thirrje për ndryshim.
