Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që Parlamenti të trajtojë protestën që mbahet prej 18 ditësh kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion, ndërsa denoncoi sërish se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, po përgatit arratisjen.

Ai theksoi se duhet të ‘ndërpritet çdo gjë dhe të diskutohet për kërkesat e protestuesve’.

“Belindën po e përgatit për në arrati. Do të dilni edhe ata nga ju që e keni shoqëruar në skaf Belindën se edhe deti ka sy. Ku e keni Agaçin. Ku i keni të arratisurit? Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të popullit dhe lëvizja e tyre…Rama fshihet ndaj s’vjen në Parlament. Mendoni se Parlamenti Europian,… jeni damkosur mos gënjeni shqiptarët.
Protesta e shqiptarëve nuk është anti-Trump, por për shtetin ligjor”, tha ai.

Sali Berisha:

Dhe t’u them tjetrën, ça po bëjnë. Belindën po e përgatit për në arrati. Cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimet e saj në Greqi me skafe?

Do dilni se kujtoni ju se deti nuk ka sy.
Edhe deti ka sy.
Ua them unë ju.
Dhe ai po pret që të kalojë pak që të arratisë Belindën.
Ndaj dhe Skapi i partisë nuk e sjell, bën sikur e sjell, po nuk e sjell mandat arrestin e saj për së dyti.
Jo, rrini të qetë, nuk e keni këtu se ajo po përgatitet për të ikur.
Ku e keni Agaçin?
Ku e keni Endri Fugën?
Ku i keni të arratisurit.
Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të këtij populli.
Ai të fshihet se nuk vjen në parlament.
Dhe ju mashtroni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb