Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Kuvend.
Deputetët e demokratë janë vendosur në Foltore dhe gjithashtu është afruar edhe Garda.
Në këtë seancë plenare kreu i PD Sali Berisha kërkoi që të diskohen kërkesat e protestuesve të cilët prej 18 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Tensioni u zhvillua për shkak se një grup deputetësh të PD kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin për situatën demografike dhe largimet masive.
Kryeparlamentari Peleshi tha se “kërkesa rrëzohet është me të njëjtin objekt që e kemi trajtuar edhe më herët. Në rast mosdakordësie me kryetarin, deputeti shtron çështjen në Kuvend që pasi dëgjon mendimin e deputetit, jo më shumë se 10 minuta, vendos me votim të hapur dhe pa debat.”
