Ukraina ka ndërrmarrë sulmin më të madh ndaj kryeqytetit rus Moskës, që prej fillimit të konfliktit në shkurtin e vitit 2022.
Një bershëeri prej 200 dronësh kanë goditur objektivat rreth kryeqytetit rus, duke lënë pas 17 të plagosur.
Në total në 24 orë Kievi ka lëshuar në drejtim të Rusisë gati 1000 dronë. Një depo nafte u godit në rajonin jugor të Rostovit, ku një person u vra.
Volodimir Zelenskiy tha se Kievi e kishte goditur përsëri rajonin e Moskës me “sanksione me rreze të gjatë veprimi”.
“Është koha për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm në diplomaci”, shtoi ai.
Ai tha se sulmi masiv me dron ishte në përgjigje të sulmit rus të javës së kaluar në Kiev, i cili i vuri flakën një monumenti të madh fetar.
“Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë”, tha Zelensky. “Por nëse Ukraina digjet, edhe Moska juaj do të digjet.”
Katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht dhe më shumë se 500 fluturime u anuluan ose u vonuan.
Vladimir Putin, i cili po pret udhëheqësit e Azisë Juglindore për një samit në qytetin qendror të Kazanit, nuk ka komentuar mbi sulmin në shkallë të gjerë në kryeqytetin rus.
