Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Erjon Rama, nipi i Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, ky i fundit i ekzekutuar në 2003 në Tiranë. Rama akuzohet se bashkë me të vëllanë Adrian Rama janë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Artur Shehu, ndërsa pjesë e të njëjtës organizatë janë Alfredo Hamzai dhe Luçiano alias Artur Kuçeku.
Ndaj tij ishte lëshuar masë “arrest në shtëpi” nga GJKKO, i dyshuar se pastronte paratë e një grupi kriminal.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Erion Rama, identifikohet brenda një automieti, në Monako, së bashku me Artur Shehu dhe Adrian Rama. Ky identifikim është kryer në kuadër të disa takimeve që zhvilloheshin në Monako lidhur me importimin e paligjshëm tẽ lëndëve narkotike. Automjeti me të cilin ai identifikohea është i njëjti me të cilin Artur Shehu dhe Adrian Rama kanë udhëtuar më pas drejt ishullit te Majorkës.
Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim, Artur Sheuh, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Mehmeti, për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit me theks të veçantë në takimet e zhvlluara në ishullin Aruba, dhe në Monako, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me operacionin e trafikut të drogës.
Nga hetimet e Spak ka rezultuar se Ardian Rama, ka marrë pjesë në takimin Arubës bashkë me Artur Shehun. Po ashtu, në dosje thuhet se Ardian Rama ka marrë pjesë në takim në Majorka, me shtetasin Bashkim Osmani, Artur Shehu, Arben Ismailaj etj.
