Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk e shiti dinjitetin e tij.

Deklarata vjen pas nënshkrimit online të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit.

“Ky tekst është pasqyrimi i zërit të një kombi që nuk e tregtoi dinjitetin dhe pavarësinë e tij për asnjë kërcënim apo presion. Ajo që u regjistrua sot ishte rezultat i qëndrueshmërisë kombëtare, racionalitetit politik dhe diplomacisë së përgjegjshme.”, shkroi presidenti iranian.

Memorandumi, i cili ishte parashikuar të nënshkruhej të premten në Zvicër u firmos këtë të enjte në distancë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb