Teksa protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ata janë ndalur para selisë së PD-së, ku janë regjistruar disa përplasje verbale.

Gjatë kohës që protestuesit bënin thirrje ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, në hyrje të selisë blu ka pasur anëtarë të PD-së të cilët kanë konfliktuar verbalisht me protestues.

Ndërkohë pas replikave, këta të fundit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: