Një prej protestuesve, nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, renditi disa nga problemet që vuan sot vendi ynë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e Ramës.
“Duhet të heqim të gjithë gardhet. Të flasim për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk bëjnë dot fëmijë. Për nënat dhe baballarët që nuk blejnë dot ilaçet, që presin nga fëmijët dhe nipërit. Të flasim për Shqipërinë, ku çdo gjë po mbyllet, s’ka më fshatra. Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës. Qeveria na thotë se këtu është fushë me lule. Që turizmi është mirë po ku janë këto lekë? Po presidenti pse hesht”, tha ai.
