Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër u vu në skenë drama “Kur mungon fjala”, duke e vënë publikun përballë një prej problematikave më të mëdha të shoqërisë, përballjen me dhunën. Nga paragjykimi, te mungesa e mbështetjes nga familja dhe mosreagimi ndaj dhunës e dhunuesit, “Kur mungon fjala” ka në qendër të saj, jo thjesht dramën e një vajze, por ngërçin e një shoqërie të tërë.
Publiku u përball me karaktere të ndryshme, jetët dhe fatet e të cilëve ndërthuren e përplasen vrullshëm. Një vajzë që përpiqet të mbijetojë, një grua që kundërshton për herë të parë, një vëlla që thyen heshtjen dhe frikën e së motrës, një burrë që këmbëngul për pak para, duke përcjellë emocione të forta te shikuesi.

Kjo shfaqje u realizua në trajtën e një teatri eksperimental, në interpretimin e gazetarëve, studentëve dhe pasionantëve të artit skenik, të bërë bashkë për një kauzë të fortë, mosheshtjen përballë shtypjes e dhunës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb