Debate të forta kanë përfshirë seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paditur prokurorin e çështjes së tij Ols Dado.
Shkak për debatet është bërë vendimmarrja e trupës gjykuese për mënyrën e pasqyrimit të procesit në media.
Palët janë përplasur ashpër sa i përket çështjes së transmetimit live të seancës gjyqësore. Gjykata ka vendosur që të regjistrohen vetëm vendimet e ndërmjetme të gjykatës ose ato përfundimtare, duke mos lejuar transmetimin e plotë të debateve.
Ky vendim ka sjellë reagimin e ashpër të avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës. Ndreca ka akuzuar hapur gjykatën për censurë, duke e cilësuar të papranueshëm kufizimin e vendosur për mediat dhe publikun.
