Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje protestuesve që të mos bien pre e provokimeve që mund të bëhen ndaj tyre gjatë tubimit.

Në fjalën e tij para nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, Kola u shpreh se populli është gati të tërheqë “zvarrë” Berishën, Ramën dhe Ballukun, por ata duhet të lihen në duart e drejtësisë.

“Nuk do të lejojmë përplasje e mos bini pre e provokimet. Rama, Berisha, Balluku meqë më, e dinë mirë që populli me urrejtjen që ka është gati t’i tërheqë zvarrë e t’i çojë në fund të detit. Por ne duam që me ata të merret drejtësia. Negociata me hajdutë nuk ka. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, atë e vendos sovrani, që sot jeni ju dhe jo ata nëpër studio. Ftojmë bizneset të na bashkohen dhe të mbyllin qepenët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: