Teksa ka nisur marshimi në sheshin ‘SkëndErbej’ ku po protestohet për të 20-ën ditë kundër kryeministrit Edi Rama, disa qytetarë kanë zgjedhur të pin kafe në shesh, ku shikohen dhe ndeshjet e Botërorit.
Organizatorët dhe përfaqësues të protestës kanë bërë thirrje që këta qytetarë t’i bashkohen protestës.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
