Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, në protestën e 20 masive në kryeqytet.

Një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve për bashkim përtej ndarjeve politike, duke theksuar se pjesëmarrja në shesh nuk duhet të shihet si përkatësi e së djathtës apo së majtës.

Ai shtoi se uniteti qytetar është forca kryesore e lëvizjes, duke përdorur simbolikën e flamurit për të theksuar idenë e përfaqësimit të përbashkët kombëtar.

“Sot jemi këtu jo si të djathtë apo të majtë por si shqiptarë. Kur bashkohemi zëri ynë bëhet më i madh se çdo gjë. Një flamur varet nga dy duar por përfaqëson një popull të tërë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb