Një protestuese nga Kryeministria, i bëri thirrje ramës që të japë dorëheqje, Ajo tha se ai po sundon falë marrëveshjes së fshetë të bërë me Berishën.

Po ashtu ajo i bëri thirrje intelektualëve që të marrin pjesë në protestë.

“Ju po sundoni zoti Rama falë marrëveshjes okulte të fshehtë me Berishën. Ju erdhët në 2013 dhe premtuan se do të fusnit vendin në BE, por pasuruat oligarkët. Rama në burg, Berisha në burg! I bëj thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestë, të mbështesin rinisë. Rama ik, Berisha ik! Ai ka qenë i sëmur psiqik, s’ka se si të drejtojë Shqipërinë. I bëj thirrje intelektualëve të mbështesin protestën, e kanë detyrim për atdheun. Rinia e vrau frikën përgjithmonë, duhet ta mbështesim atë.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: