Një protestues i bëri thirrje Ramës që të jepte dorëheqje, si e vetmja mundësi e fundit për të.
Ai tha se këto 20 ditë protestë, janë 20 ditë qëndrese.
“Dua të shkëpusë dy sms të dy profesorëve të shkenca gjeologjike, Shehu dhe Tushe. Duhet të kuptojnë që të gjithë që këto janë 36 vite mbijetese, kurse këtu në shesh janë 20 ditë qëndrese. S’janë ditë shëtitjeje, por që dinjiteti i tyre të vihet në vend. Këto janë ditë më të mira. Diaspora është bashkuar me ne. Zëri i shqiptarëve është ashkë. Ky zotëria që vjen herë pas here pas, duhet ta dëgjoj një herë e mirë, kush është kërkesa jonë për të; dorëheqje! Rruga e gjatë dhe e mundimshme u bë me ju. Ky duhet të japë dorëheqje, e ka detyrim. Më fort se bën sikur na sheh. Më fort dhe sa më shumë të bashkuar. Për një Shqipëri të re, për ju rinia!”, tha ai.
