Prej 20 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga momentet simbolike të tubimit ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për kauzën të cilën tanimë ata e kanë nisur dhe po e çojnë përpara.
Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.
Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
