Prej më shumë se një orë e gjysmë mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit, pas mbylljes së tubimit para Kryeministrisë.
Ndërkohë që ndodheshin në Zonë e Xhamllikut, “lumi” i protestuesve ka ndaluar papritur, duke lejuar të kalojë një ambulancë dhe makina e cila e shoqëronte.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.
Edhe pse po mbushen tre javë nga nisja e protestave pjesëmarrja mbetet e lartë dhe qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
