I ftuar në programin e drekës në News 24, ish-drejtori i Policisë, Mithat Havari tha se News 24 mban kupën e popullit për raportimin e protestës.
Havari deklaroi se mediat e tjera kanë raportuar episode të parëndësishme, ndërsa News 24 është pjesë e avantgardës mediatike.
“Jeni televizioni avantgard, të tjerët japin episode të rëndomta sa për të larë gojën.
Jeni në momentin e duhur të historisë, ju jeni me popullin. Jeni heronj dhe jeni djemtë dhe vajzat më të mira që ka ky vend.
Kërcënimet ndaj mediave bëjnë që ata të mos jenë pjesë e avantgardës. Jeni televizioni avantgard, të tjerët japin episode të rëndomta sa për të larë gojën.
Kupën e popullit në emër të popullit e merr News 24”, tha Havari.
Ndër të tjera Havari rikujtoi edhe episodin e djeshëm ku vajza e tij falënderoi News 24 për raportimin dhe qytetarët brohoritën emrin e televizionit.
