Siç nuk është parë ndonjëherë, shqiptarët nga të gjitha trevat, janë bërë bashkë dhe protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët shihen nga fundi i Rogner deri te sheshi “Skënderbej”. Një protestë madhështore me një pjesëmarrje historike, me thirrjet “Shqipëri e Re”.
Një protestues u tërhoq zvarrë përpara policë që nuk ndërhyri për ta mbrojtur. Tre javë më parë u bë më e qartë se shteti është kapur nga më i forti. 3 javë më parë u bë e qartë se përballë një pushteti që mbahet prej krimit të organizuar, oligarkisë, ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Në 21 ditë kemi parë sa bukur është të jemi bashkë, të shohim se nuk jemi të gjithë hajdutë , kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re. Për të gjitha ata që kanë ardhur nga Diaspora, shoh fytyrën e tim vëllai, e kushërinjve të mi të larguar që ky pushtet i detyroi të marrin rrugën me gomone e kamion. I themi sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën…Duam hetime…”, tha një protestuese.
