“Edi Rama jep dorëheqjen” është kjo thirrja dhe mesazhi kryesor i kësaj protestë që ka nisur këtë të shtunë në orën 19:00  dhe vijon prej disa orësh. Pas organizimit te sheshi “Skënderbej” protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet për disa orë.

Ndryshe nga protestat e tjera, protestuesit, njoftuar se marshimi do të vijojë drejt Kryeministrisë. Gjithashtu paralajmëruan se mund të qëndrojnë gjithë natën. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte pjesë e kësaj protestë duke e bërë edhe më madhështore.

“Mund të rrimë këtu gjithë natën dhe gjithë ditën deri sa ai të ikë”, kështu është shprehur një tjetër protestues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: