Olgert Rakipllari, një nga aktivistët e përfshirë në protestat masive të zhvilluara prej 22 ditësh në Tiranë ka deklaruar se lëvizja qytetare nuk do të ndalet pavarësisht, siç tha ai, kërcënimeve dhe presioneve ndaj pjesëmarrësve.

I ftuar në “News24 Fundjavë”, me Megi Latifin, ai u shpreh: Nuk më trembin as intimidimet dhe as kërcënimet. Ata po e ndjejnë fundin, ndaj pushteti kërcënon, po e ndjejnë. Opozita duhet të reflektojë dhe pastaj të bashkohet, të thonë “po gabuam” siç po ndodh edhe me reflektimin e deputetes Marjana Koçeku. Më njoftuan se Marjana ka qenë në protestë, por prezenca e saj nuk ka vlerë nëse nuk reflekton. Unë e kam denoncuar një herë, se ka qenë krahu im i djathtë i protestës së studenteve në krah të saj. U mashtrova njëherë. Gjithmonë ka vend për reflektim. Është e zonja, le të marrë edhe 11 deputetë të tjerë të PS me vete, të bëjë kërkesë për votëbesim të Ramës në parlament, le të bëjë grupim më vete dhe unë do jem i pari që i bashkohem. Kam frikë se mos po bën lojën, nuk mund të pastrohesh për 8 ditë

Aktivisti ka vlerësuar Neës24 si vetmi televizion që ka transmetuar që nga dita e parë protestën dhe revoltën qytetare.

“News24 ka qenë aty në shesh, live gjithë kohën, me gazetarë patriotë”, tha ai.

Rakipllari ka shtuar se bukur a e kësaj proteste nuk mund të shuhet pavarësishst të gjitha përpjekjeve.

“Pse të bëhemi ne kurban, le të bëhen ata kurban. Lugën e ndryshkur ta hanë ata dhe jo populli. Ne nuk e hamë më lugën e ndryshkur, populli nuk e ha më kancerin, se luga e ndryshkur është kancer. Nuk ka njeri që ia shuan bukurinë kësaj proteste. Protesta ka kulturë edhe në piknik ngelen mbeturina, kurse këtu ka kujdes e kulturë. Kryeministria nuk është rrethuar kurrë me njerëz qytetarë të kulturuar ku ka një mesazh dorëheqjen e kryeministrit. Ishte një mesazh paqësor për ikjen e kryeministrit me rrethimin e kryeministrisë. Kryeministria është sulmuar me armë molotov dhe s’e kanë rrethuar dot, kjo është hera e parë që rrethohet me qytetarë e japin mesazh kryeministrit”, vijoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb