Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të të protestës masive qytetare.
Menjëherë pas përmbylljes së mesazheve nga podiumi, mijëra protestuesit e mbledhur janë rreshtuar për të nisur një marshim përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës.
Turma, e cila tashmë është shtrirë në një gjatësi kilometrike, po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit dhe me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
