Marshimi kilometrik i qytetarëve ka përshkuar një itinerar simbolik, duke u ndalur në vendin ku zunë fill lëvizjet e para demokratike në vend: te “Qyteti Studenti”. Turma e madhe e protestuesve u grumbullua në sheshin “Demokracia”, duke rikthyer pasditen e sotme atmosferën e ndryshimeve të mëdha politike.

Nën një frymë të fortë revolte, mijëra njerëz kanë bashkuar zërat në kor me thirrjet “Poshtë komunizmi” dhe “Edi Rama ka mbaruar”.

Një ndalesë e veçantë u bë edhe përpara shtatores së liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ku protestuesit nderuan kujtimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb