Tre përjashtimet në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut e bënë të qartë që në fillim: kartoni i kuq është bërë i zakonshëm në Kupën e Botës 2026. Pas 38 ndeshjeve të luajtura, pra rreth një e treta e turneut, janë treguar tashmë tetë kartonë të kuq, dy herë më shumë se në të gjithë edicionin e Kupës së Botës në Katar 2022 dhe në Rusi 2018.
Rekordi në këtë aspekt u vendos në Afrikën e Jugut 2010, me plot 28 përjashtime. Një shifër shumë e lartë deri më tani e përjashtimeve gjatë këtij botërori, që sipas ekspertëve të fushës lidhet me faktin se kjo kupë bote, ndryshe nga ato të mëparshmet ka më shumë konkurrencë duke u shfaqur më kompetitivë, kjo për shkak të numrit më të lartë të skuadrave pjesëmarrëse.
