Situata te Portugalia pas barazimit ndaj Kongos nuk është aspak pozitive. Francisco Conceição, sulmuesi i portugezëve, nuk ka hezituar të flasë edhe për problemet e fundit në skuadër.
“Unë mendoj se Cristiano… kur bëhet fjalë për shënimin e golave, nuk ka askush si ai. Ne nuk ndjejmë nevojën apo detyrimin për t’ia dhënë topin atij; unë ia pasoj topin kujtdo që është më mirë i lirë. Ai është këtu për të ndihmuar, si çdo lojtar tjetër”.
Ai është shembull për shkak të karrierës së tij dhe urisë për fitore që tregon çdo ditë. Nëse ai ka arritur kaq shumë dhe vazhdon me kaq dëshirë, ne duhet të kemi edhe më shumë. Ai është një person më shumë që është këtu për të ndihmuar; ne kemi nevojë për të gjithë që ekipi të funksionojë,” shtoi ai.
