Michel Platini foli së fundmi për Botërorin. Ai u shpreh, se ndër favoritët është Franca.
“Për mua, favorite është Franca, dhe nëse nuk fitojnë, do të them Portugalia. Kam parë shumë pak nga Kupa e Botës deri më tani, do ta shikoj vetëm nga raundi i 32-sheve e tutje, është shumë herët tani. Por më pëlqyen shumë prezantimet e lojtarëve, kjo është e sigurt”.
“Gjithashtu kisha ndërmend të bëja diçka në lidhje me numrin e ekipeve. Nuk mund të kesh një garë me 17 ekipe evropiane dhe vetëm katër afrikane. Kjo mund të kishte funksionuar mirë shumë vite më parë. Tani ka po aq ekipe afrikane sa ka edhe evropiane. Politikisht, diçka duhej bërë”.
“Futbolli tani është zhvilluar kudo. Nuk e di nëse zgjidhja e duhur është të rritet numri i ekipeve evropiane në 40 apo 48 apo të zvogëlohet numri i tyre. Është pak e komplikuar, por nuk është më e mundur të mos jesh i hapur ndaj botës”.
