Analisti Mentor Kika, i ftuar në programin e drekës, në News 24, përballë Ola Brukos analizoi fyerjet dhe linçimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, të cilat kulmuan me sharjen në intervistën për Financial Times”.

“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i të gjithë kësaj. Unë u them atyre f*ck you. Kaq e thjeshtë.” Nuk është puna ime të provoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të provojnë se jam Kumbari’, deklaroi Rama.

Kikia tha se arsyeja pse retorika e Ramës është agravuar e është fakti se protesta përmbysi perandorinë e komunikimit të ngritur nga ekspertët pranë kryeministrit.
Gazetari deklaroi se brenda pak ditësh postimet promovuese të qeverisë u bllokuan nga ato të protestës.

“Nuk është normale fushata e linçimit publik ndaj personave që janë cikësuar si aktorë të protestës.
Kur ka një protestë s’mund të presim që qeveria të përgëzojë protestuesit edhe pse pati disa përpjekje për të thënë se tregohen standardet demokratike.
Qeveria ka kaluar nga përpjekjet për të mos e konsideruar, në një luftë të një lloji tjetër ndryshe nga ajo ndaj protestave të PD.
Rama në mbledhjen e GPS përmendi dhe algoritmet.
Duke qenë se rrjeti është medium i pakontrolluar ku secili ka të drejtë të thotë mendimin e tij, ka dhe sharje dhe s’dihet ku do të shkojë.
Duke parë fjalimin e Ramës, ku 90% iu kushtua algoritmit, blogerëve, ku tha se ngritën një stuhi që nuk ekziton. Pika më e fortë e Ramës deri tani ka qenë komunikimi, ekspertët ngritën një perandor, ku Rama ishte mbret.
Komunikimi në rrjet ishte prioritet dhe arrihej që çdo ide të përcillej në mënyrë të llahtarshme, protesta e përmbysi këtë.
Postimet e qeverisë për investime, bllokoheshin nga ato të protestës, nuk u arrit të bllokoheshin as me fshirje komentesh”, tha Kikia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb